Suharekë: Një person sulmon me sëpatë nxënësit (Video)

Nxënësit e një shkolle fillore në një fshat të Suharekës përjetuan momente trishtuese dy ditë më parë derisa ishin në pushim të gjatë.

Një person me probleme mendore ju vërsul me sëpatë atyre në oborrin e shkollës fillore në Mohlan të Suharekës.

“Personi në fjalë ka sulmuar me sëpatë, nxënësit dhe punëtorin teknik, i cili ka qenë në oborr të shkollës duke pastruar”, thotë drejtori i shkollës për Klan Kosovën.

Një mësuese e cila në atë moment ndodhej në oborr thotë se më e keqja është evituar falë ndërhyrjes së punëtorit teknik.

Sulmuesi është arrestuar dhe po mbahet në polici derisa t’i gjendet një vend ku do t’i jepet trajtimi i nevojshëm, pasi ai vuan nga një sëmundje mendore.