Stadiumi i Drenasit do të rinovohet

Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Nexhat Demaku, Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, z. Agron Dubovci dhe drejtues të Klubit të Futbollit “Feronikeli”, u takuan me Ministrin për Kulturë, Rini dhe Sport, z. Kujtim Shala në zyrat e Ministrisë së Kulturës, ku biseduan rreth renovimit të stadiumit të qytetit “Rexhep Rexhepi” në Drenas, thuhet në një njoftim të Komunës së Drenasit të cilin e transmeton Drenica Press.info

Gjatë takimit u dakorduan që të bashkë financojnë projektin për renovimin e stadiumit të qytetit “Rexhep Rexhepi” në Drenas, stadium ky në të cilin kryejnë përgatitjet dhe zhvillon lojën KF “Feronikelit”. /Drenica Press/

Lexo tjetër  Edhe ministër, edhe këshilltar në kompaninë e gruas së tij