Stadiumi i Barcelonës me emër të ri

 

Drejtori ekzekutiv i Qatar Airëays, Akbar Al Baker ka bërë të ditur se emri i kompanisë mund t’i shtohet stadiumit Camp Nou, pas negociatave me Barcelonën rreth marrëveshjes së re.
Kompania e fluturimeve është sponsori kryesor i gjigantit katalan dhe ka kontratë të vlefshme deri më 2016. Por, palët janë duke negociuar vazhdimin e bashkëpunimit.
“Gjithçka është mundësi në kompaninë tonë, ne jemi të hapur për befasi dhe një prej tyre është të jemi të lidhur në emrin e Camp Nou”, deklaroi Al Baker gjatë një konference për shtyp.
“Qatar Airëays dhe Barcelona kanë vlera të njëjta. Është e mundshme që emri ynë t’i shtohet stadiumit Camp Nou”, u shpreh ai.