Spiuni serb: Doni t’i shkatërroni shqiptarët? Vrisni një katolik dhe më pas akuzoni një mysliman

Shteti shqiptar është lehtë të shkatërrohet nëse ekziston vullnet te shërbimet serbe. Kjo është deklarata që tronditë Ballkanin dhe vjen nga bashkëpunëtori i inteligjencës serbe dhe mik i afërt me ish-drejtorin e inteligjencës serbe, Dejan Luçiç.

Loading...

Ai këto komente i bëri në intervistën e fundit në emisionin “Në Qendër” ku i fton shërbimet sekrete serbe për nxitjen e luftës fetare në Shqipëri.

Ai hapur fton shërbimet inteligjente serbe të nxisin luftë civile ndër shqiptarët duke përçarë ata në vija fetare dhe fisnore. “Shteti shqiptar është lehtë të shkatërrohet nëse ekziston vullnet te shërbimet serbe.

Nuk është vështirë të grinden shqiptarët ndërmjet vetit, Toskët dhe Gegët, të krishterë dhe myslimanë. Në linja fisnore dhe fetare lehtë mundet të shkatërrohet shteti shqiptar, ndërsa me luftë qytetarë në Shqipëri tretet ëndrra për Shqipërinë e Madhe”, thotë ai duke treguar një nga skenarët e mundshëm për të shkaktuar luftë civile në Shqipëri dhe ndër shqiptarët.

Ai është i bindur se nëntoka serbe me mbështetjen e shërbimeve të inteligjencës mund të shkaktojë në çdo kohë luftë në Shqipëri. “Vritni një politikan shqiptar, akuzoni konkurrentin e tij dhe ja luftë fisnore mes shqiptarëve. Nëse shkaktoni konflikt mes Thaçit dhe Haradinajt çdoherë mund ta ndizni zjarrin”, parashikon bashkëpunëtori i inteligjencës serbe dhe mik i afërt me ish-drejtorin e inteligjencës serbe, Dejan Luçiç. /voal/

   
Loading...