Sot varroset 15-vjeçari nga Mitrovica që humbi jetën në pishinë

15 – vjeçari nga Mitrovica, Adonis Mentor Boja i cili humbi jetën tragjikisht në një pishinë në Mitrovicë do të varroset këtë të mërkurë.

Varrimi i të ndjerit bëhet në fshatin Kernicë (komuna e Klines) në ora 17:00. Nisja e funeralit bëhet nga varrezat e qytetit në Shipol të Mitrovices prej ores 16:00. I ndjeri Adonis Boja ishte maturant i SHFMU “Nonda Bulka” Mitrovicë.

I ndjeri u aksidentua të dielën në njërën nga pishinat e Mitrovicës. Kishin qenë shokët e tij ata të cilët në gjendje të rëndë shëndetësore e kishin nxjerrë nga uji.

Ai kishte qëndruar disa ditë në QKUK, mirëpo lendimet që kishte marrë nga aksidenti kanë qenë fatale për të.

Lexo tjetër  Arrestohet i dyshuari për vrasjen e 36-vjeçarit nga Prekazi