Sot të gjithë në Drenas, të përkrahim ekipin e trofeve KV Drenicën në finale

KV “Drenica & Rukolli” njëri ndër ekipet më të suksshme që njeh historia e volejbollit të Kosovës e sidomos në vitet e fundit, sot do të luaj finalen përballë KV Therandës dhe nëse arrinë të fitoj përpos do të shpallet kamion poashtu do të përfaqësoj Kosovën në garat ndërkombëtare.
Pikërisht sot në Drenas do të luhet ndeshja e tretë e finales se Playof-it në konkurencën e meshkujve ndërmjet: KV “Drenica & Rukolli” dhe KV “Therandës” dhe cili ekip e fiton ndeshjen e sotme do të shpallet kampion i Kosovës në volejboll në edicionin 2014/2015. Ndeshja do të filloj në ora: 19:30 nëë palestren sportive në Drenas.
Para kësaj ndeshje vendimtare për titullin e kampionit të Kosovës, drejtori sportiv i KV Drenicës z. Kastriot Duraku për portalin Drenica Press u shpreh: Kjo ndeshje është njëra ndër më të fortat që kemi zhvilluar në këtë edicion garues, vet fakti pasi që kemi të bëjm me një finalist dhe me një ekip shumë cilësor.
Por edhe pse z. Duraku e konsideron KV Therandën klub cilësor, ai përsëri është i bindur se KV Drenica do ta fitoj titullin. Si përparsi të KV Drenicës drejtori Duraku e sheh se KV Drenica  ka lojtar me cilësor, dhe më të pregaditur në të gjitha aspektet e poashtu përparësia jonë është se luajmë si vendas në Drenas, dhe kemi mbështetjen e tifozëve “Shqiponjat e zeza” të cilët në çdo lojë na kanë përkrahur dhe kanë qenë gjithë herë motiv për ne.
Tutje Duraku shtoi se përpos titullit të kapionit fakt i rëndësishëm është se ekipi që do shpallet kampion i Kosovës do të merr pjesë në garat ndërkombëtare ne Voleyboll, dhe do jete hera e parë që një ekip nga Kosova do te merr pjesë në këto gara ndërkombëtare. Në fund të pronocimit për Drenica Press z. Duraku ftoi gjithë përkrahësit të ndjekin këtë finale dhe ekipin e tyre të zemrës.
Viteve të fundit qyteti i Skenderajt po tregohet qerdhe e volejbollit të Kosovës, ku përpos sukseseve të arritura si KV SKenderaj tek femrat ashtu edhe KV Drenica tek meshkujt, një meritë të madhe këto dy ekipe në zbulimin e talentëve të rinjë, ku pritet që në të ardhmen lojtarët e këtyre ekipeve të jenë bartësit e përfaqësueses së Kosovës në volejboll./drenicapress/