Sot shpallja e pavarësisë së Katalonjës, policia rrethon institucionet publike

Prani e madhe e policisë është vërejtur sot në Barcelonë para institucioneve publike dhe rreth godinës së Parlamentit rajonal katalonas, ku për sot është paralajmëruar seanca në të cilën, pretendohet se mund të shpallet pavarësia e Kataolonjës nga Spanja.
Prani e madhe e policisë është vërejtur sot në Barcelonë para institucioneve publike dhe rreth godinës së Parlamentit rajonal katalonas, ku për sot është paralajmëruar seanca në të cilën, pretendohet se mund të shpallet pavarësia e Kataolonjës nga Spanja.

Parlamenti rajonal i Katalonjës, me kërkesë të presidentit katalonas Carles Puigdemont, do të mbajë seancë sot, ndërsa lideri i rajonit autonom spanjoll do t’iu drejtohet deputetëve.

Në seancë pretendohet se do të bisedohet për zhvillimet politike në krahinë, ndërsa pritet edhe shpallja e njëanshme e pavarësisë së Katalonjës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mbështetësit e pavarësisë së Katalonjës pohojnë se gjatë seancës parlamentare do të shpallet pavarësia e këtij rajoni, ndërsa disa deputetë të koalicionit qeveritar theksojnë se ky hap do të jetë vetëm simbolik.

Ditëve të fundit në Barcelonë dhe në Madrid janë mbajtur tubime masive në të cilat qytetarët bënin thirrje për unitet kombëtar.

Si do të shpallet pavarësia dhe çfarë dhe si do të jetë përgjigje e Qeverisë së Spanjës, mbeten çështjet kyçe. Megjithatë, kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy, më parë deklaroi se do të ndërmarrë të gjitha masat e parapara për të ndaluar shkëputjen e Katalonjës.

Qeveria katalanase njoftoi se mbi 90 për qind e personave që kanë votuar në referendumin më 1 tetor, votuan pro shkëputjes nga Spanja, ndërsa Qeveria qendrore në Madrid e shpalli referendumin si jokushtetues. Pjesëmarrja në referendum ishte 43 për qind.