Sot, mund të mbyllet çështja e titullit në Kosovë

Me një fitore eventuale në ndeshjen e sotme ndaj Hajvalisë, dhe një dështim i Besës së Pejës, skuadra e Feronikelit mund ta nis që sot festën për titullin e kampionit.

Vëmendja e xhiros së 31 në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll do të jetë e koncentruar në Prizren ku takohen Feronikeli – Hajvalia, dhe në ndeshjen Prishtina – Besa.

Të mërkurën luhen edhe këto takime: Drenica – Ferizaj, Istogu – Kosova (V). Vëllaznimi – Trepça ’89 dhe Drita – Trepça.