Sot hapet Panairi i 17-i Librit

 

Panairi i 17-të i Librit do të hapet sot në ambientet e Pallatit të Rinisë, organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës. Në panairin i cili do të zgjasë deri më 7 qershor pritet të marrin pjesë rreth 10 botues.

Ceremonia e hapjes do të bëhet në orën 18. Panairi do të mbyllet më 7 qershor, në orën 18:00. Pritet të marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Diaspora. Numri i titujve të rinj, rreth 1.100. Numri i titujve të viteve të fundit, rreth 4.000. Panairin pritet ta vizitojnë rreth 35.000 vizitorë: studentë, nxënës të shkollave të mesme dhe fillore të Kosovës, qytetarë dhe personalitete të shquara nga jeta akademike, letrare, politike e intelektuale e Kosovës.