Sot hapet “Java e Bibliotekës”

Në orën 10 do të hapet “Java e Bibliotekës në Kosovë”. Këtë aktivitet do ta hap kryeministri Isa Mustafa derisa pritet të ketë edhe mysafirë të shumtë, njofton Klan Kosova.

“Java e Bibliotekës” e cila pritet të zgjasë deri të premten do të shënohet me shumë aktivitete si ekspozita, promovime librash e ligjërata.

Temë qendrore e këtij edicioni i cili është i 15-i me radhë, sipas organizatorëve do të jetë “E drejta e autorit dhe Biblioteka”.

Përpos në Prishtinë aktivitete të ndryshme do të ketë edhe në bibliotekat e qyteteve të tjera të vendit.