Sot është Dita e Çlirimit të Skenderajt, përfaqësuesit e komunës përkulen para varrit të Adem Jasharit (FOTO)

Sot shënohet Dita e Çlirimit të Skenderajt, në këtë ditë zyrtar të komunës së Skenderajt së bashku me Nënkryetarin Nura janë përkulur para varrit të Komandantit Legjendar Adem jashari dhe gjithë të rënët tjerë për liri.

Komuna e Skenderajt, shoqatat e dalura nga lufta e UÇK-së, anëtarë të Kuvendit komunal dhe personalitete të Skenderajt kanë bërë homazhe pranë shtatores së Komandanti Legjendar Adem Jashari dhe në Kompleksin Përkujtimor “Adem Jashari” në Prekaz, transmeton DRENICA PRESS.

Delegacioni i udhëhequr nga Nënkryetari Fadil Nura kanë vënë lule pranë varreve të të rënëve, duke kujtuar flijimin dhe sakrificën e dëshmorëve në altarin e lirisë.

Fotografia e Komuna Skenderaj