Sot dita e Kushtetutës

Sot në Kosovë festohet Dita e Kushtetutës. Saktësisht shtatë vjet më parë, dy muaj pas shpalljes së Pavarësisë është ratifikuar Kushtetuta e Kosovës ndërsa ka hyrë në fuqi më 15 qershor të vitit 2008.
Kushtetuta është akti më i lartë juridik, që garanton të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve të vendit.
Pjesa më e madhe e kësaj kushtetute rrjedh nga Plani Ahtisari, duke i dhënë kështu të drejta specifike grupeve minoritare dhe një ambient më të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Kushtetuta e definon Kosovën si një shtet me pikëpamje neutrale ndaj fesë (neni 8).
Ajo ka 14 kapituj dhe 162 nene.
9 Prilli është zyrtarisht festë shtetërore në Kosovë që do të thotë se institucionet sot do ta kenë ditë pushimi.