Sot bëhen 19 vjet nga vrasja e arsimtarit të Drenicës nga kriminelët serb

Sot, më 20 mars, mbushen plot 19 vjet nga vrasja arsimtarit Sadri Gashi nga kriminelët pushtues Serb.

Në përkujtim të këtij mësuesi shembullor dhe viktimë e një sistemi antishqiptar- si shumë e shumë të tjerë, po e përkujtojmë më pietet.

Sadri Gashi lindi më 17 dhjetorë 1954 ne Tërstenik, në një familje me tradita të forta patriotike dhe arsimdashëse. Mësimet e para i mori në vendlindje kurse shkollën e mesme e përfundoi në Skenderaj, ndërsa në Gjakovë studioi Fakultetin Filozofik përkatësisht departamentin e Historisë. Sadri Gashi ka qenë arsimtarë në shumë fshatra të Drenicës si në: Tërstenik, Dobrashefc, Cikatovë, Shtuticë. Punoi mësimdhënës në shkollën e fshatit Tërstenik deri në ditën e fundit të jetës së ti. Veprimtaria e ti është çmuar lartë nga gjeneratat e tëra.

Sadri Gashi dha kontribut shumë të madh në arsim rreth 25 vjet. Misioni i mësuesit, ishte obligim moral, kombëtar e atdhetar që Sadri Gashi e vazhdoi deri ditën e fundit të jetës se ti me 19 mars 1999 ndërsa në mëngjes më 20 mars 1999 rreth orës 8:00 forcat ushtarake Serbe e arrestuan së bashku me shtatë banorët e lagjes: Nebih Vojvoda ,Lavdim Vojvoda, Ramiz Geci, Januz Kalleci, Gjavit Kalleci, Musli Shala, Sabit Veliu dhe me pas të gjithë i ekzekutuan në parkun e qytetit në Skenderaj.

Lexo tjetër  Familja Jashari vizitohet nga imami i njohur nga Tirana (foto)