Sot, më 20 mars mbushen plot 18 vjet nga vrasja arsimtarit Sadri Gashi nga kriminelet pushtues Serb

Sot, më 20 mars , mbushen plot 18 vjet nga vrasja arsimtarit Sadri Gashi nga kriminelet pushtues Serb.
Në përkujtim të këtij mësuesi shembullor dhe viktimë e një sistemi antishqiptar- si shumë e shumë të tjerë, po e përkujtojmë më pietet.
Sadri Gashi lindi më 17 dhjetorë 1954 ne Tërstenik, në një familje me tradita të forta patriotike dhe arsimdashëse.
Mësimet e para i mori në vendëlindje kurse shkollen e mesme e përfundoi në Skenderaj, ndërsa në Gjakovë studioi Fakultetin Filozofik përkatsisht departamentin e Historisë.
Sadri Gashi ka qenë arsimtarë në shumë fshatra të Drenicës si në: Tërstenik, Dobrashefc, Qikatovë, Shtuticë. Punoi mesimdhënes në shkollen e fshatit Tërstenik deri në ditën e fundit të jetës së ti. Veprimtaria e ti u qmua lart nga gjeneratat e tëra . Sadri Gashi dha kontribut shumë të madh në arsim rreth 25 vjet. Misioni i mësuesit, ishte obligim moral, kombëtar e atdhetar që Sadri Gashi e vazhdoi deri ditën e fundit të jetës se ti me 19 mars1999 ndërsa në mëngjes më 20 mars 1999 rreth orës 8.00 forcat ushtarake Serbe e arrestuan së bashku me shtatë banorët e lagjes : Nebih Vojvoda ,Lavdim Vojvoda, Ramiz Geci, Januz Kalleci, Gjavit Kalleci, Musli Shala, Sabit Veliu dhe me pas të gjithë i ekzekutuan në parkun e qytetit në Skenderaj./Drenica Sot

 
Loading...