Sondazhi, Erdogani do t’i humbë zgjedhjet

Partia turke në pushtet, AK, mund të humbë zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit dhe mund të detyrohet të formojë një koalicion apo një qeveri të pakicës. Kështu del nga një sondazh i realizuar në Turqi ditën e fundit.

Sondazhi i kryer nga kompania “Konda” tregoi se mbështetja për AK-në ka rënë nga 49,8 për qind, që ishte në vitin 2011, në 40,5 për qind. Sondazhi tregoi edhe se Partia Popullore Demokratike (HDP), që është prokure, mund të marrë 11,5 për qind të votave nga 10 për qind që nevojiten për të hyrë në parlament.

Sipas këtij sondazhi, Partia Popullore Republikane (CHP), që është më e madhja në opozitë,  do të marrë më pak se 29 për qind të votave,  ndërkohë që partia Lëvizja Kombëtare (MHP) do të marrë më pak se 15 për qind.