SONAX nis prezantimin për kujdes dhe mirëmbajtje të veturës

Firma e mirënjohur Gjermane për kujdesjën dhe mirëmbajtjen e veturës mbajti dje evenimentin e saj në Hotel Emerald. Në këtë eveniment u tregua historia e shkurtër e SONAX, u prezentuan produktet teorikisht , u demostrua përdorimi i produkteve profesionale të SONAX dhe në fund u mbajt një koktej rasti.

Pjesën teorike të prezentimit e mbajti zonja Ursula Lorenz e cila është njëkohësisht Menaxhere e Shitjës për Europën Lindore ndërsa pjesën praktike e mbajti Christian Resch i cili mban pozitën Specialist i Trajnimeve.

Për ju që nuk e dini SONAX është lider në tregun për produktet e mirëmbajtjës së veturës në Gjermani, dhe një nga prodhuesit kryesor në mbarë botën. Brendin mund ta gjeni në më se 100 shtete të botës, ndërsa në Kosovë atë e sjellë kompania Automem Kosova.

Kualitetin e produkteve të SONAX e dëshmojnë edhe çmimet e shumta të fituara nga lexuesit e ndryshëm të revistave më të mira në Gjermani si “AUTO BILD”. ‘’auto, motor und sport” , “AUTO ZEITUNG” dhe “Deutsche Standards Editionen”.
Po ashtu vlenë të theksohet se SONAX ka partneritet me skuadrën e Formula 1, Infiniti Red Bull Racing.