Snapchat është shumë më i madh se sa njerëzit mendojnë 

Rrjeti social Snapchat është vetëm disa vjeç, por ju nuk do ta njihnit fare nëoqftëse nuk do të ishte për numrin e madh të përdoruesve të aplikacionit të tij. Është raportuar se Snapchat ka më shumë se 100 milion përdorues aktiv.
Por nga të dhënat e fundit ka të ngjarë që ky numër të jetë pranë 200 milion. Kompania e krahason madhësinë e saj më atë të Facebook apo Twitter, por gjithmonë duke e krahasuar me numrin e përdoruesve nga telefoni pasi Snapchat është një platformë mobile.
Ja tek po ju prezantojmë disa prova që Snapchat po rritet me hapa gjigantë… ‘Our Stories’ opsioni që Snapchat lançoi në muajin korrik aktualisht po tërheq audiencën e disa televizioneve. Snapchat përfitoi rreth 500 milion dollar nga investitorët duke e rritur vlerën e saj në 10-20 miliard dollar.
Përdoruesit aktiv mujor të Snapchat raportohen të jenë afërsisht sa ata të Facebook. Të gjitha këto janë shumë për një kompani kaq të re në treg por duket se Snapchat po menaxhohet me zgjuarsi dhe po përhapet me ritme të shpejta drejt audiencave të reja. /PCWorld Albanian/

 

 
Loading...