Skenderaj, rrugët nëpër fshatra kalohen me vështirësi nga ngricat

Si pasoj e ditës së djeshme që mbretëroj kohë me diell, ku dëbora që kishte rënë filloi të shkrihej kështu përdallim nga dje, sot teperaturat janë të ulëta dhe kjo ka bërë që rrugët të jenë shumë të rrëshqitshme. Rruga Polluzhë, Marinë në drejtim për Kievë momentalisht është shumë e rreshqitshme nga ngricat që janë krijuar si pasoj e temperaturave të ulëta. Si pasoj e kësaj rruga është më akull dhe shoferet duhet të kenë shumë kujdes, sepse makinat po lëvizin me veshtirësi. I. Ahmeti një qytetar që levizte me makinën e tij në nga Skenderaj në drejtim për Kievë tha se “Rruga nga Polluzha ishte shumë e rreshqitshme dhe me akull të mbuluar me borë dhe duhet të kesh shumë kujdes se nuk janë të hapura mirë dy korsitë e rrugës kështu që shoferet duhet t’i lëshojnë rrugën njëri-tjetrit.”/drenicapress/

 
Loading...