Skenderaj, vidhen ditarët e gjimnazit “Hamëz Jashari”

Janë vjedhur ditarët e gjimnazit “Hamëz Jashari” në Skenderaj. Kjo vjedhje e ditarëve mësimor ka ndodhur gjatë ditëve të pushimit. Ku disa përsona të ende të panjohur sipas Policisë së Kosovës kanë vjedhur ditarët e kësaj shkolle. Lidhur me këtë rast Policia e Kosovës  në stacionn e Skenderajt, për portalin Drenica Press nuk dhanë më shumë hollësira, por e pranuan se vjedhja e ditarëve të gjimnazit “Hamëz Jashari” ka ndodhur por informacione të tjera nuk dhanë për arsye se ende janë në hulumtim të rastit dhe në ndjekje të gjurmëve të personave që kanë bërë këtë vepër penale, përfundon Policia e Kosovës për Drenica Press.

Ndërkaq një burim i Drenica Press, në kushte anonimiteti tregon se janë vjedhur thuajse të gjithë ditarët e e klasëve të XI -ta dhe të XII -ta kësaj shkolle dhe tani duhet të përshkruajmë notat e dhëna nga fillimi, që për stafin e kësaj shkolle përben një problem mjaft të madh, pasi është e vështirë të mbahen mend notat e dhëna për nxënësit përfundoj  punonjësi i kësaj shkolle./drenicapress/