Skenderaj, therje me thikë

 

Pas një përleshje mes disa personave lëndime trupore nga mjeti i prehtë kanë pësuar dy meshkuj shqiptar. Njëri nga ta është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Mitrovicës.

Mjeti i prehtë i cili është përdorur në rast është konfiskuar nga njësiti policor. Lidhur me rastin janë arrestuar dy meshkuj.

Njëri nga të dyshuarit pas intervistës me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.