Skenderaj, të dielën të gjitha rrugët për në Rezallë, rivarrosën deshmorët

Të dielën do të bëhetë rivarrimi i deshmorëve të Masakrës së Rezallës. Me këtë rast do të rivarrosën 28 mbetje mortore që u gjendën në Rashkë të Serbisë. Kryetari i fshatit Rezallë z. Muhamet Rukolli në një  prononcim për Drenca Press tha: ” deri më tani janë bërë të gjitha përgatitijet për rivarrimin e 28 mbetjeve mortore, ora e rivarrimit është caktuar të jetë në ora 12:00 ditën e dielë, ku pritet të marrin pjesë krerët e lartë të vendit tonë dhe udhëheqës të Komunës së Skenderajt. Ai tutje shtoi se dita e dielë do të jetë një ditë e rëndë për fshatin Rezallë pasi që do të jenë ndjenja të përziera, sepse në njerën anë ndiejmë dhembje të madhe për shkak se nuk i kemi më dhe në njerën anë është një lloj lehtësimi pasi tanimë i dijmë varret se ku mund ti qajmë të dashurit tanë që ranë në këtë masakër”. Gjithashtu edhe nga Komuna e Skenderajt bëhet e ditur se janë bërë të gjitha përgatitijet për organizimin e Manifestimit Përkujtimor të rivarrimit të   28 martirëve të kësaj masakre, trupat e të cilëve janë gjetur në Rashkë të Serbisë. Manifestimi Përkujtimor dhe Rivarrimi mbahet më 5 Prill në, ora 12:00 në Kompleksin e Varrezave në fshatin Rezallë të Skenderajt. Ndërkaq kujtojmë se kanë mbetur pa u gjetur ende tetë mbetje mortore të kësaj masakre të fshatiti Rezallë.
Masakra e Rezallës njhet si njëra ndër ngjarjet më të tmerrshe që kanë ndodhur gjatë luftës në Kosovë, ku më 5 Prill mars 1999 u vranë e u masakruan nga forcat serbe 87 shqiptarë, nga fshatrat e Drenicës./drenicapress/