Skenderaj, shtylla elektrike rrezik për banoret e fshatit Rezallë (FOTO)

Një shtyllë elektrike e tensionit të lartë siç po shihet ne foto, është thuajse gati pa rënë për tokë. Këtë shtyllë elektrike po e mbajnë vetëm telat, pasiqë pesha e saj tani mbahet vetëm nga ata. Shtylla elektrike ka disa muaj që gjendet në këtë gjendje, por ekipet e KEDS – it deri më tani nuk kanë ndërmarr asgjë. Shtylla elektrike ndodhet në lagjen Dlijaj të fshatit Rezallë dhe afër saj ka qarkullime të mëdha si të automjeteve ashtu edhe të bujqëve që punojnë parcellat e tyre tokësore./dernicapress/

shtylla e elektrike