Skenderaj, shkolla fillore nga Açareva fiton një dhuratë të madhe në këtë fundvit (FOTO)

Shkolla fillore “Ismet Rrahmani”  në Açarevë të Skenderajt, ka fituar një dhuratë të madhe me plot 200 tituj të librave të rinj, duke pasuruar bibliotekën e shkollës, transmeton portali Drenica Press.

Këtë e bën të ditur regjisori i njohur nga fshati Açareve, Dibran Fylli.

Ndër të tjera thuhet: “Duke i përmbyllur aktivitetet artistike, kulturore e humane të këtij viti, sot më 27 dhjetor 2017, me iniciativën e Z. Agim Tahiraj e të regjisorit Dibran Fylli, Bibliotekës së shkollës fillore “Ismet Rrahmani” në Açarevë të Drenicës iu dhuruan afro 200 tituj libra, dhurim ky nga Z. Sebush Dermaku – Instituti Albanologjik i Kosovës, nga Afrim Hamiti – Biblioteka e Institutit të Historisë dhe veprat letrare të autorit nga Açareva Z. Dibran Fylli.


Këto libra, në emër të dy Instituteve i dorëzuan Z. Agim Tahiraj e Dibran Fylli dhe me dashamirësi i pranuan Drejtori i shkollës Z. Ilaz Azemi e Sekretari Z. Musli Haxha, me ç’rast, në shenj respekti Drejtoria e Shkollës i nderoi me Mirënjohje Z. Agim Tahiraj, Z. Sebush Dermaku, Z. Afrim Hamiti dhe Z. Dibran Fylli.
Açareva, edhe pse vend i largët e i harruar nga kryeqendra e Republikës së Kosovës, është vendi më i afërt e i preferuar i liridashësve, çerdhja e luftëtarëve të lirisë ngase aty për herë të parë në historinë e shqiptarëve u themelua më 22 prill 1998, Akademia Ushtarake e UÇK-së, e ideuar, themeluar e konsoliduar nga strategu i luftërave çlirimtare Gjeneral Bekim Berisha – ABEJA.

Fotografia e Dibran FylliFotografia e Dibran FylliFotografia e Dibran Fylli

Lexo tjetër  Afrohen LDK e VV në Prishtinë