Skenderaj, rritën kërkesat e qytetarëve për pajisjen me dokumente arsyeja migrimi

Ditëve të fundit në Komunën e Skenderajt është rritur numri i kërkesave të qytetarëve për t’u pajisur me dokumente identifikimi dhe certifikatë të lindjes. Kjo po ndodh për arsye që shumë qytetarë të Komunës së Skenderajt tani kanë vendosur që të ikin nga Kosova dhe të marrin rrugën e migrimit. Një punonjës i administratës së Komunës së Skenderajt i cili nuk deshi të bëhet i ditur emri i tij për publikun tha për portalin tonë se “numri i kërkesave të qytetarëve për t’u pajisur me dokumente është rritur shumë, arsyeja rritjes së këtij numri të kërkesave për dokumente është migrimi që kanë zgjedhur qytetarët të ikin nga Kosova. Kujtojmë se ditëve të fundit numri i qytetarëve që po ikin  nga kjo komunë drejtë Evropës është rritur. Qytetarët që më së shumti kanë ikur nga Kosova janë nga komuna e Ferizajt dhe e Vushtrrisë./drenicapress/