Skenderaj, reduktime të shpeshta, qytetarët mbesin deri në 6 orë pa energji elektrike

Qytetarët e Komunës së Skenderajt ditëve të fundit po përballen me reduktime të shpeshta të energjisë elektrike. Sidiomos sot një pjesë e madhe e gjitha fshatrave të Komunës së Skenderajt janë përballur me një reduktim të energjisë elektrike duke mbetur pa energji elektrike deri në 6 orë. Që nga ora 10: 00 e mengjesit e deri në ora 16:00 shumica e fshatrave të Skenderajt sot kanë qenë pa energji elektrike.

Ndërkaq vetëm javën e fundit për çdo ditë ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike për çdo ditë e sidomos ndërprerje të energjisë elektrike ka pasur gjatë orëve të mbrëmjes. Ndërkaq KEDS për këto reduktime ka thënë se “reduktimet e fundit po ndodhin si pasoj e  prishjeve teknike që kanë ndodh në prodhimit e energjisë elektrike”, ndërsa sa i përket rrjetit të energjisë elektrike në këtë komunës  KEDS thotë se gjithçka është në rregull./drenicapress/

 
Loading...