Skenderaj, reagon Aqareva: Dënimi i Sulltanit është krim!

Fshati Aqarevë është i indinjuar thellë, lidhur me dënimin e pa merituar  dhe absurd, që i është dhënë dje nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, Gjeneral Sylejman Selimit dhe disa ish bashkëluftetarëve të tij, në një proces gjyqësor të pa kuptimt dhe të pa drejtë.
Komuniteti i këtij fshati , duke e njohur punën dhe sakrificën e z. Selimi, është plotësisht i  bindur në pafajësinë e tij.

Ne cilësojmë se ky akt fyen gjithë popullin e Drenicës, fyen luftën çlirimtare, heronjtë, viktimat, të gjallët dhe te vdekurit. Vendimi që u dha dje nga gjyqtarët e EUELX-it, e që për bazë kishte deklarimet e disa deshmitarëve kontradiktorë dhe të rremë, nuk mund të akceptohet ndryshe veçse i nxitur dhe i motivuar politikisht.

Ne jemi të  bindur se komandanti , njeherësh edhe  bashkëfshatari ynë Sulltani, nuk ka bërë asnjë krim, por prangosja dhe  dënimi i tij është krimi më i madh që është bërë në Kosovën e lirë. Ne presim nga drejtësia kosovare që në instance më të lartë, ta permirësoj këtë pa drejtësi ndaj ish luftetarëve të UÇK-së, ndërsa djemtë tanë të kthehen aty ku e kanë vendin, në sherbim te atdheut.  Fshati Aqarevë është me Sulltanin dhe shokët e tij, dhe nuk do të rreshtë së kerkuari drejtësi për ta.

 Shkruan Kryetari i fshatit Aqarevë : Musli Haxha/drenicapress/