Skenderaj “pushtohet” nga artistët, ja çfarë aktiviteti po bëjnë (FOTO)

Në kuadër të shënimit të Ditës së Çlirimit të Skenderajt, sot në Skenderaj ka filluar aktiviteti Kolonia e Artistëve Skenderaj 2017.

Në ditën e parë të Kolonisë piktorët pjesëmarrës sot kanë realizuar punën e tyre artistike në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, transmeton DRENICA PRESS.

Artistët pjesëmarrës do të pikturojnë për tri ditë në ambiente të ndryshme në Skenderaj, për të përmbyllur Koloninë ditën e hënë më 19 qershor me një ekspozitë që do të hapet në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina”.

Kolonia Artistike “Skenderaj 2017” organizohet për herë të parë në Skenderaj dhe po marrin pjesë piktorë nga Kosova dhe Shqipëria.

Ky aktivitet po organizohet nga Shoqata e Artistëve të Skenderajt, i përkrahur financiarisht nga Drejtoria për Kulturë e Komunës së Skenderajt dhe MKRS.Fotografia e Komuna Skenderaj

Fotografia e Komuna Skenderaj

Fotografia e Komuna SkenderajFotografia e Komuna Skenderaj