Skenderaj, përkujtohet heroi Ilir Lushtaku (FOTO)

Në 18 vjetorin e rënies u përkujtua dëshmori Ilir Lushtaku. Më këtë rast shkolla fillore dhe e mesme e ulët “Ilir Lushtaku” në Prekaz të Poshtëm ka mbajtur aktivitetete përkujtimore e kulturore kushtuar edhe ditës së shkollës, transmeton Drenica Press.

Për jetën dhe veprimtarinë e Ilir Lushtakut ka folur Shaban Lushtaku, ndërsa në emër të Komunës së Skenderajt ka folur para të pranishmëve Hajriz Koci.
Fjalë falenderimi për pjesëmarrësit ka shprehur edhe vëllau i dëshmorit Ilir Lushtaku, Tahir Lushtaku.

Nxënësit e shkollës së fshatit ka shfaqur edhe një program artistik të përgatitur enkas për këtë rast.

Gjithashtu udhëheqës të institucioneve të Skenderajt, familjarë të dëshmorit, sportistë, mësimdhënës dhe nxënës kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur lule pranë varrit të dëshmorit Ilir Lushtaku.

Në përkujtim të dëshmorit Ilir Lushtaku sot është mbajtur edhe turniri traditional për veteranë në futboll të vogël.

Fotografia e Komuna Skenderaj

Fotografia e Komuna Skenderaj