Skenderaj, PDK mbështetë Kadri Veselin, kërkojnë mobilizim të strukturave partiake

Më qëllim të organizimit në prag të Konventës së PDK-së, Partia Demokratike e Kosovës në Skenderaj sot ka takuar Këshillin Drejtues dhe kryetarët e nëndegëve dhe seksionev. Temë kryesore e diskutimit në takimit ishte moblizimi i strukturave partiake në prag të mbajtjes së Kovnentës së PDK-së, thuhet në kumtesën e PDK-së Skenderaj.

Sic njofton kumtesa, Abdyl Ymeri, Nënkryetar i Degës, në hapje të takimit i ka njoftuar të pranishmit me zhvillimet e fundit brenda partisë, përgatitjet për mbajtjen e Konventës dhe me procesin e tranzicionit demokratik që po ndodh në kreun e PDK-së, transmeton Indeksonline.

“Tranzicioni në  udhëheqjen më të lartë të PDK-së është proces normal demokratik të cilin PDK do ta kalojë në formën më të mirë, pasi PDK ka dëshmuar se është partia më e madhe, më demokratike dhe më e organizuar në Kosovë, dhe kandidati për kryetar partie, Kadri Veseli është njeri i dëshmuar, ka kualitetet të larta si udhëheqës partie, si dhe gëzon mbështetje të gjërë të elektoratit”, tha Ymeri.

Ai kërkoi mobilizim të strukturave të PDK-së në mbështetje të Veseli dhe në organizimin e mirë të Konventës së PDK-së

Të pranishmit në takim diskutuan në lidhje me përfaqësimin e degës së PDK-së në Skenderaj në strukturat më të larta drejtuese të PDK-së dhe në institucionet qendrore, duke shfaqur dëshirën që dega e Skenderajt të jetë e përfaqësuar denjësisht, pasi është dega më e fuqishme e PDK-së në Kosovë.

Temë tjetër e diskutimit ishte edhe organizimi i takimit me të gjitha strukturat e PDK-së së Skenderajt që do të mbahet më 26 prill dhe ku do të marrë pjesë edhe ushtruesi i detyrës së Kryetarit të PDK-së dhe njëkohësisht kandidati për kreun e partisë Kadri Veseli dhe anëtarë të tjerë të Kryesisë së nivelit qendror, thuhet në kumtesë.

 
Loading...