Skenderaj, nisin aktivitetet kushtuar Ditës së Pavarësisë (FOTO)

Skenderaj kanë filluar aktivitetet kushtuar kremtimit të 9-vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Aktiviteti i parë i organizuar nga Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport në bashkëpunim me shkollat e mesme të Skenderajt nisi sot me hapjene e ekspozitës me punime të artistëve të rinj, nxënës të dy shkollave të mesme të Skenderajt; Gjimnazit “Hamëz Jashari” dhe Qendrës së Kompetencës në Skenderaj.

Në hapje të kësaj ekspozite drejtori i DKRS-së në Skenderaj Hajriz Koca ka deklaruar se kjo ekspozitë po hapet në prag të festës së pavarësisë së Kosovës, duke i uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për punën kreative që po bëjnë në fushën e artit figurative. Ai po ashtu lavdëroi nxënësit për punën e tyre, për pëkushtimin dhe për talentin që kanë, si dhe sqaroi se qëllimi i kësaj ekspozite është prezentimi i talentit të pamohueshëm që kanë të rinjtë e Skenderajt në fusha të ndryshme  artit. Më këtë rast ai premtoi se aktivitete të tilla të promovimit të kreativitetit dhe talentit do të përkrahen nga Komuna e Skenderajt edhe në të ardhmen.

Ndërsa profesorët Rexhep Uka dhe Malësor Bejta u shprehen të kënaqur që kjo ekspozitë po hapet në kuadër të festimit të 9-vjetorit të pavarësisë së Kosvës dhe theksuan se më meritorët për këtë ekspozitë janë të rinjtë e talentuar të të dy shkollave pjesëmarrëse.

Ekspozita e hapur sot në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në Skenderajt do të jetë e hapur deri më 19 shkurt dhe të interesuarit mund ta vizitojnë atë çdo ditë.

Aktivitetet e Komunës së Skenderajt me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me aktivitete sportive, argëtuese dhe përkujtimore sipas agjendës së paraparë.

Lexo tjetër  Daut Haradinaj në Prekaz

Displaying Image-3.png

Displaying Image-1 (1).png

Displaying Image-4.png

Displaying Image-8.png

Displaying Image-11.png