Skenderaj, nis asfaltimi i lagjeve të fshatit Runik (FOTO)

Ka filluar asfaltimi i lagjeve të fshatit Runik të komunës së Skenderajt. Me këtë rast nënkryetari  Nura ka vizituar Runikun me ç’rast ka parë nga afër realizimin e projektit të asfaltimit të rrugicave të lagjeve të fshatit, konkretisht në lagjen Misiri.

Po ashtu Nënkryetari Nura ka takuar një pjesë të banorëve të këtij fshati me të cilët ka bashkëbiseduar lidhur me realizimin e projekteve të infrastrukturës në këtë lokalitet.
Në Runik, përveç asfaltimit të rrugëve po realizohet edhe projekti i kanalizimit fekal, transmeton Drenica Press.

 
Loading...