Skenderaj, nesër ftohen qytetarët në aksion për pastrimin e qytetit

Sipas koordinatorit Xhevat Dervishi, i cili për portalin Drenica Press tha se nesër kemi planifikuar këtë plan veprimi në vendet të cilat do të pastrojmë në qytetin e Skenderajt. Ai njoftoj se aksioni “Ta pastrojmë Kosovën” Skenderaj 22 maj 2015 do të filloj nga sheshi “ Adem Jashari” në Skenderaj duke filluar në ora 10:00. Ndërkaq përpos sheshit do të ketë aktivitete të pastrimit edhe në këto pjesë : Rruga Dëshmorët e Kombit, Rruga Ilaz Kodra,  Rruga 28 Nëntori,  Rruga Osman Geci,  Rruga Fadil Rrustemi,  Hapësira mbrapa Shtepisë së Kulturës,  Hapësira mbrapa Gjykatës Rruga Skenderaj Klinë si dhe Fshati Rakinicë./drenicapress/