Skenderaj, nderohet heroi Malush Ahmeti, Posta e Kosovës tani fut emrin e tij në pullë postare (VIDEO)

Në sallën e Qendres Kulturore “Hasan Prishtina” në Skenderaj u mbajt ceremonia e nderimit të heroit Malush Ahmeti nga Rezalla e Skenderajt, transmeton Drenica Press.

Në këtë ceremoni u promovua pulla postare e Postës së Kosovës kushtuar dëshmorit Malush Ahmeti, i cili ra heroikisht në një betejë me forcat serbe, më 15 maj 1999, në fshatin Rezallë të Drenicës. Në këtë promovim u fol për jetën dhe veprën e Eprorit të Lartë të UÇK-së, Malush Ahmeti, i cili është dekoruar edhe me Urdhrin Luftëtar i Lirisë “Adem Jashari”.

Në emër të Kryeshefit Ekzekutiv Sejdi Hoxha dhe në emër të Postës së Kosovës Bashkim Mustafa dhuroi një pullë postare të punuar në pllakë bronzi familjes Ahmeti dhe Nënkryetarit të Skenderajt, Fadil Nura./drenicapress.info/

 
Loading...