Skenderaj, mirënjohje për këngëtarin Shaban Baksi dhe aktorin Dibran Fylli

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nuar me rastin e Ditës së Çlirimit të Skenderajt dhe duke çmuar punën e personaliteteve të Skenderajt në fushën e kulturës, ka ndarë mirënjohje për kontribut të veçantë në këtë fushë.

Me mirënjohje janë nderuar këngëtari dhe kultivuesi i muzikës burimore Shaban Baksi dhe skenaristi dhe aktori Dibran Fylli.

Me rastin e ndarjes së mirënjohjeve për të dy personalitetet Nënkryetari Nura i ka falenderuar ata për kontributin e madh, të vazhdueshëm dhe të gjatë që kanë dhënë në fushën e kulturës, përkatsisht të muzikës dhe artit skenik. Z. Nura tha po ashtu se kjo është një përkrahje e vogël  morale, krahasuar me kontributin që kanë dhënë të dy personalitetet në ngritjen e nivelit të kulturës së Skenderajt dhe Kosovës.

1. Baksi dhe z. Fylli e kanë falenderuar Komunën e Skenderajt dhe Nënkryetarin Nura për kujdesin e tregur, duke theksuar se ndihen të nderuar që po çmohet puna dhe kontributi i tyre.

2. Shaban Baksi u nderua me motivacionin “Për kontrinut të veçantë në fushën e muzikës dhe kultvimin e saj”, ndërsa Dibran Fylli me motivacionin, “Për kontribut të veçantë në fushën e artit skenik gjatë periudhës së luftës së UÇK-së”. /Drenica Press/