Skenderaj, shënon 7 vjetorin e “17 Shkurtit” me koncert festiv në sheshin “Adem Jashari”

Drejtori i Depertamentit për Kulturë Rini dhe Sport z. Hajriz Koci ka bërë të  ditur për portalin tonë Drenica Press, se ky departament është angazhuar që për përvjetorin e shtatë  të Pavarësisë së Kosovës do t’ju ofroj qytetarëve një program të larmishëm artistik. Z. Koci tha “Agjenda e DKRS në kuadër të shënimit të Ditës së Pavarësisë së Kosovës do të mbajë këto aktivitete: Ndeshje reviale në futboll të Vogël në mes  të Komunës së Skenderaj dhe Komunës së Drenasit që zhvillohet me 16 shkurt ne ora 13:00 dhe Koncert festiv ne Sheshin Adem Jashari me 17 Shkurt ora 13:00. Në koncert do të përformojnë grupe këngëtaresh dhe këngëtare të muzikës tradicionale dhe moderne, si dhe emra të njohur të Estrades.” përfundoj Koci. Ndërkaq mësohet se në koncertin festiv që do të mbahet në Sheshin “Adem Jashari” në ora 13:00, do të përformojnë këngëtar/e të njohur të skenës muzikore shqiptare, poashtu edhe këngëtar/e  të qytetin të Skenderajt të zhanreve të ndryshme muzikore, si të zhanrit tadicional, poashtu edhe të zhanrit modern. E sa i përket përgatitjes së  qytetit për këtë festë z. Koci bën të ditur se komuna e Skenderajt ka bërë stolistjen e qytetit me flamuj dedikuar kësaj feste. Ai tha se “Tashme qyteti i Skenderajt është stolisur me flamuj dhe në mënyrë  transparente kushtuar Ditës së Pavarësisë.”/drenicapress/