Skenderaj, mbahet testi për “Gjuhëtarin e ri” të kësaj komune (FOTO)

Sot është mbajtur testi për “Gjuhëtarin e ri” të Komunës së Skenderajt. Testi u zhvillua në ambientet e shkollës së mesme profesionale Qendra e Kompetencës në Skenderaj. Në këtë garë për gjuhëtarin e ri, në garë ishin nxënësit më të mirë të te gjitha shkollave fillore të Komunës së Skenderajt, ku çdo shkollë u prezantua me tre ose katër nxënës.

Zyrtari i DKA-së në Skenderaj z. Arben Zabeli për portalin Drenica Press tha: ” kjo garë për gjuhëtarin e ri të Komunës së Skenderajt po organizohet nga Departamenti i Arsimit në Skenderaj dhe po monitorohet nga zyrtarët e këtij departamenti. Ne kemi bërë të gjitha përgatitjet si duhet që ky test të zhvillohet në mënyrë transparente, ndërkaq në garë morën pjesë 100 nxënës me të mirët nga të gjitha shkollat e Komunës së Skenderajt organizuar nga Drejtoria Komunale e Arsimit- Skenderajt.
Nga kjo garë do të përzgjidhen 2 nxënës me të mirë, të cilët gjithashtu do të përfaqësojnë komunën e Skenderajt në nivel shteti”, përfundoj Zabeli.

Gara “Gjuhëtari i ri” është e përvitshme dhe për çdo vit organizohet një garë e tillë me nxënës të shkollave fillore të Komunës së Skenderajt./drenicapress/

2015-05-25 14.12.04