Skenderaj krenaria e Kosovës, zë vendin e dytë në festivalin e Gjermanisë (Foto)

Ansambli “Drenica” nga Skenderaj përfaqësoj Kosovën në një garë ku pjesëmarrës ishin disa shtete nga Ballkani dhe me gjer. Festivalin “12. Balkantage” 2018 München të Gjermanisë (ditët e Ballkanit 2018/München 23.02-24.03.2018)

Në sallën Kulturhaus Milbertshofen – München, ishte e stërmbushur me shikues të të gjitha nacionaliteteve dhe kombësive. Anëtaret e ansamblit për 20 min përformuan vallet me te spikatura të tyre me koreografi te Rafet Pllanes.

Hendikep i madhe për ne ishte mosdhënia e vizave disa anëtarëve të këtij ansambli sepse sot kishin planifikuar prezantimin e pikave kulturore tjera. Nga këtu bëjmë thirrje qe politika mos të ndërhy në kulturë, sepse aty ku depërton kultura, sporti dhe rinia, politika vetëm ëndërr mund ta ketë pjesëmarrjen.

Njëherit jemi tejet të lumtur qe Kosovës e veçmas Drenicës ti sjellim vendin e dytë sepse vendi i parë i takoj Bullgarisë. Urime. Falënderojmë për përkrahje Ministrinë për Kulturë, Rini dhe Sport, Komunën e Skenderajt, Komunën e Rahovecit, bashkatdhetarët z.Fadil Krasniqi, z.Ramadan Krasniqi, Shaban Morina si dhe Ismet Morina.

Lexo tjetër  Hoxhaj për Skenderajin, ky vend është djep i lirisë dhe patriotizmit