Skenderaj, Klina e Epërme goditet nga vërshimet e sotme (FOTO+VIDEO)

Shirat e mëdha që kanë rënë sot, kanë vërshuar shumë fshatra të komunës së Skenderajt. Sidomos një vërshim të madh ka pësuar fshati i komunës së Skenderajt Klina e Epërme. Në këtë video të siguruar nga Pajtim Osaj shihet se si fshati Klina e Epërme është vërshuar nga shirat e mëdha të ditës se sotme. Si pasoj e këtyre shirave dhe vërshimeve ky fshat ka pësuar dëme të mëdha në kulturat bujqësore si dhe dëme tjera në shtëpi e po ashtu edhe dëme ka shkaktuar nëpër kopshtet e shtëpive të banorëve të këtij fshati./drenicapress/