Skenderaj, këto vende nesër pa rrymë

KEDS ka bërë të ditur se nesër do të ketë reduktime të energjisë elektrike në Skenderaj, transmeton drenicapress.info

Në njoftimin e KEDS thuhet se më 15.11.2017 në  NS 110/10 kV Skenderaj do të ndërprehet:

  • Dalja 10 kV   Likovci (Kodi: 74000001) prej orës 10:00 deri në ora 12:00

Gjate kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Kryshefc, Morinë, Makermal, Polluzha, Shtuticë, Likofci i Ri, Rezallë,Tushillë, Rezallë e Re, Likofc, Obri e Ulët, Murgë, Plluzhinë dhe Ticë.

 

Arsyeja e ndërprerjes: Kalimi i përçuesve në shtyllat e reja në  fshatin Rezallë dhe Plluzhinë.