Skenderaj, këta nxënës fituan garën në letërsi dhe në art figurativ (FOTO)

Organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport është mbajtur me shumë sukses aktivitetei tradiconal kulturor “Avancimet kulturore Prof.Ajet Beqiri”, aktivitet ky konkurues në dy fushat e artit; letërsi dhe art figurativ, transmeton Drenica Press.

Punimet e nxënsve të shkollave fillore, pjesëmarrës në këtë ngjarje janë vlerësuar nga dy juritë profesionale të cilat kanë ndarë edhe çmimet për më të talentuarit në të dy fushat. Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve dhe shpërblimeve për më të mirët, drejtori i DKRS-së në Skenderaj Hajriz Koci, ka lavdëruar nxënësit pjesëmarrës dhe shkollat prej nga vijnë ata. Ai po ashtu ka theksuar edhe rëndësinë që ka përkujtimi i dëshmorëve me aktivitete kulturore siç ishte ky i sotmi Z. Koci ka shprehur edhe përkushtimin e Komunës së Skenderajt për veprën e madhe të dëshmorëve.

Në emër të familjes së Ajet Beqirit ka folur edhe Petrit Beqiri. Ai e ka falenderuar Komunën e Skenderajt për organizimin serioz dhe masovik të kësaj ngjarjeje kulturore më qëllim të shprehjes së talentit të nxënësve nga shumë shkolla të Kosovës.

Në fund të ceremonisë vlerësuar nga juria profesionale në fushën e letërsisë janë shpërblyer: Agnesa Beqiri, Elmedina Hetemi, Donjeta Selimi dhe Hana Musa, ndërsa në fushën e artit figurative janë shpërblyer: Rrita Fazlija, Driton Shala, Gentrit Kuçica, Brikena Ngucati, Engellusha Ballazhi dhe Fatlume Hasani.

“Avancimet kulturore Prof. Ajet Beqiri” është aktivitet tradiocional kulturor që mbahet në kuadër të shënimit të ditës së martirëve dhe të rënëve dhe ka për qëllim promovimn e artit të letërsisë dhe atij figurative tek të rinjtë shkollarë. Aktiviteti ka karakter garues dhe DKRS për më të mirët ndanë çmime dhe shpërblime.

Fotografia e Komuna Skenderaj

Fotografia e Komuna Skenderaj

 
Loading...