Skenderaj, këta janë fituesit e festivalit gjithëkombëtar të 10 shkollave të Kosovës

Në këtë festival morën pjesë mbi 10 shkolla fillore nga komunat e ndryshme të Kosovës.
Festivali u mbajt dy ditë radhazi më 5 dhe 6 qershor 2018. Numri i nxënësve pjesëmarrës në këtë festival ishte mbi 150 nxënës.

Ky festival u përcoll nga një numër i nxënësve dhe prindërve për dy ditë mbi 700 persona.
Shfaqjet e festivalit u vlerësuan nga juria profesionale me këtë përbërje:
1. Kushtrim Mehmeti- Regjisor
2. Blerta Sylkaj – Aktore
3. Valdet Idrizi- Aktor.

Në fund juria shpalli rezultatet e fituesve si:
1. Drama më e mirë, SHFMU ” Migjeni” Mitrovicë përgatitur nga Qëndresë Barani, vlera e çmimit 100€.
2. Regjia më e mirë, ShFMU ” Mihail Grameno” Fushë Kosovë, Regjisorja Mirvete Magjarraj, vlera e çmimit 100€.
3. Skendografia më e mirë, ShFMU ” Drenica” Polac-Skenderaj, me skenografen Mirvete Koca, vlera e çnimit 100€.
4. Çmimi i Publikut, SHFMU ” Esad Mekuli” Klinë, vlera e çmimit 100€.
5. Çmimi Aktori më i mirë i’u nda nxënësit, Edonis Ahmeti nga ShFMU ” Ahmet Delia” Skenderaj, vlera e çmimit 50€.
6. Çmimi Aktori më i mirë i’u nda nxënësit, Leon Sinani nga ShFMU ” Ismet Uka” Ticë- Skenderaj, vlera e çmimit 50€.
7. Çmimi, Aktorja më e mirë i’u nda nxënësit, Diana Loshi nga ShFMU ” Faik Draga” Leqinë – Skenderaj, vlera e çmimit 50€.
8. Çmimi, Aktorja më e mirë i’u nda nxënësit, Sihana Latifi nga ShFMU ” Emin Duraku” Prizren, vlera e çmimit 50€.

Ndërsa çmimi Aktori dhe Aktorja më e mirë, duke marrë për bazë kualitetin e njejtë tek loja e aktorëve, juria vendosi që këto dy çmime ti ndan në dysh, gjegjësisht në 4 nxënës.

  

Lexo tjetër  Dy kryetaret drenicas bejnë homazhe në Kompleksin e Jasharajve në Prekaz