Skenderaj, Kadri Veseli befasohet me shkollën profesionale “Qendra e Kompetencës” (FOTO)

Kryetari i PDK – së, Kadri Veseli ishte sot për vizitë në Skenderaj, me këtë rast ai vizitoj edhe shkollën e mesme profesionale “Qendra e Kompetencës”, ku u befasua për të mirë me modelin e punës që zhvillohet në këtë shkollë, transmeton Drenica Press.

Sipas burimeve të portalit Drenica Press, Veseli përpos që pa nga afër punën që bëhet në këtë shkollë, ai një kohë ia dedikoj edhe nxënësve të kësaj shkolle duke debatuar me ta për problemet e ndryshme që i preukupojnë nxënësit.

Lidhur më këtë vizitë të Kryetarit të Parlamentit të Kosovës, zëvendës drejtori i kësaj shkolle Lavdim Uka tha për Drenica Press, se gjatë vizitës së kryetarit kemi marr përkrahje të fuqishme nga kryetari Kadri Veseli, ku çmoi punën që po bëjmë në këtë shkollë./drenicapress.info/

 
Loading...