Skenderaj, iniciativa qytetare “Dyzetenjëmijë” me refleksion të ri për politikën (FOTO)

Iniciativa Qytetare “Dyzetenjëmijë” në Skenderaj e mbushur me plot artistë e profile tjera, që njëherit janë pjesë e kësaj iniciative, fushatën e saj po vazhdon me një refleksion ndryshe për politikën.

Kjo iniciativë që udhëhiqet nga Malsor Bejta organizoj një aktivitet në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj, ku në vend të premtimeve dhe kërkimit të votës, ata vendosën që të zhvillohen aktivitete të lira që të argëtojnë të prinaishmit në shesh.

Me këtë rast Malsor Bejta tha se “Koncepti i tubimit të djeshëm ishte risi në komunën tonë, por edhe më gjërë.
Jemi përpjekur ta bëjmë një fushatë të këndshme e kreative.
Ai më tutje tha: “Mëndoj se qytetarët janë të lodhur nga kërkimi i votës në formë të drejtpërdrejt, përmes retorikave e fjalëve të mëdha…

Andaj kemi dashur që fushatën ta kthejmë në një ngjarje kreative në mënyrë që qytetarëve t’ju ofrojmë një program artistik (muzikë e disa vizatime të portreteve si dhurata) e në të njëjtën kohë t’i njoftojmë me planet e veprimit të I.Q Dyzetenjëmijë

Kjo çasje mëndoj se qytetarit ia mundëson njoftimin me ofertën tonë, e në të njëjtën kohë i jep kënaqësi dhe mundësi për t’u ndjerë i lirë në zgjedhjen e tij…
Fushata e djeshme ishte një formë tërësisht e re dhe ka marrë vlerësim maksimal nga qytetarët t’cilët i falenderojmë përzemërsisht
Kjo nuk nënkupton që gjithçka të përkthehet në votë, por e rëndësishme është që jemi kënaqë me këngë, vizatime e biseda për të ardhmen tonë më të mirë.Fotografia e Dyzetenjëmijë - 41000

 

Fotografia e Dyzetenjëmijë - 41000

Fotografia e Dyzetenjëmijë - 41000