Skenderaj, goditën nga vërshimet fshatrat; Likoc, Plluzhinë, Abri, Ticë e Rezallë

Fshatrat e komunës së Skenderajt: Likoc, Abri, Plluzhinë, Ticë e Rezallë janë goditur nga vërshimet e mëdha si pasoj e shiut të madh që ka rënë gjatë ditës së sotme. Dëmet më të mëdha në këto fshatra janë shkaktuar në kulturat bujqësore. E dëme më të mëdha ka pësuar  sidomos fshati Abri, ku kultura bujqësore është e shkatërruar e sidomos të mbjellat me grurë. /drenicapress/