Skenderaj, Fadil Nura viziton parashkollorët e komunitetit serb në fshatin Bajë

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Skenderajt Fadil Nura sot ka vizituar institucionin parashkollor në fshatin Bajë të banuar më pjesëtarë të komunitetit serb.

Nura ka takuar më këtë rast fëmijët serbë të këtij institucioni dhe ka parë kushtet e punës në të, si dhe mundësitë për të përkrahje nga Komuna e Skenderajt, transmton Drenica Press.

Nënkryetari Nura ka biseduar me drejtoreshën Maria Saviq në lidhje me gatishmërinë dhe kushtet e institucioneve të Komunës që institucioni parashkollor i minoritetit serb në Bajë të integrohet në institucionet e Republikës së Kosovës.

Nënkryetari Nura dhe drejtoresha Saviq ranë dakord që procesi i integrimit të këtij institucioni të nis shumë shpejt.

Në takimin dhe vizitën në institucionin parashkollor në fshatin Bajë ka marrë pjesë edhe shefi i Zyrës së komuniteteve në Bajë Nedelko Kovaqeviq.

Fshati Bajë i Skenderajt është i banuar kryesisht me pjestarë të komuniteti serb. Institucionet arsimore të këtij lokaliteti po bëjnë hapa përpara në drejtim të integrimit në institucionet e Republikës së Kosovë

Lexo tjetër  Drenori: Drenasi iu bashkua ndryshimit