Skenderaj, Drejtoria e Kulturës shpall nxënësit fitues për letërsi

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ka organizuar Aktivitetin kulturor “Avancimet kulturore Prof. Ajet Beqiri”  që u mbajt në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në Skenderaj, . Ky aktivitet është konkurs në letërsi dhe i dedikohet  nxënësve të shkollave fillore. Në fund të këtij programi juria profesionale përzgjodhi punimet më të mira në fushën e letërsisë.
Në lëtërsi shpërblimet për vendin e parë i morën nxënësit: Shqiponje Beqiri nga shkolla fillore Dëshmorët e Qyqavicë nga Çirezi dhe Edonisa Aruqi nga shkolla Malush Ahmeti nga Rezalla. Konkursi Avancinet kulturore mbahet në kuadër të shënimit të Ditës së Martirëve të Skenderajt./drenicapress/