Skenderaj, Drejtoria e Kulturës shpall fituesit e nxënësve fillorist të aktivitetit kulturor për art

Sot në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në Skenderaj, organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport u mbajt Aktiviteti kulturor “Avancimet kulturore Prof. Ajet Beqiri”. Ky aktivite është konkurs për pikturë për nxënësit e shkollave fillore. Juria profesionale përzgjodhi punimet më të mira.
Në pikturë shpërblimet për vendin e parë i morën nxënësit: Arbesa Hajdari nga shkolla Andon Z. Çajupi nga Mitrovica dhe Gentrit Kajtazi nga shkolla fillore Shotë Galica nga Runiku.
Konkursi Avancinet kulturore mbahet në kuadër të shënimit të Ditës së Martirëve të Skenderajt./drenicapress/