Skenderaj: Arrestohen katër persona për prostitucion

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në Skenderaj, ka arrestuar katër të dyshuar,  2 meshkuj dhe 2 femra për kryerjen e veprës penale “Mundësim apo detyrim në prostitucion” , si dhe veprën kundërvajtëse “Marrje me Prostitucion”.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas inicimit të rastit të dyshuarit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.