Skenderaj, aksident me dy të lënduar

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në një aksident komunikacioni në Baks të Skenderajt, janë lënduar dy femra të cilat kanë pranuar tretman mjekësor, transmeton Drenica Press.

Lajmi është konfirmuar nga organet e rendit në të cilin thuhet se një aksident trafiku në mes të dy veturave civile, ku përpos dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar dy femra K-Shqiptare.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /Drenica Press/

Lexo tjetër  Serbët nuk duan të hapet ura e Ibrit