Skandaloze: Garazhet e ish hotelit ‘Adriatik’ mbulohen me fotografinë e Adem Jasharit (Foto)

Një rast skandaloz ka ndodhur në Mitrovicë, ku me një poster shumë të madh të komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, janë mbuluar garazhet e ish hotelit ‘Adriatik’.

Rastin e ka bërë publik aktivisti i shoqërisë civile, Kushtrim Hoti, i cili e ka ftuar komunën e Mitrovicës që të reagon sa më shpejt.

“Me fotografine e Heroit tone Kombetar Adem Jashari mbulohen garazhat prapa ish Hotelit Adriatik ne Mitrovice. E ftoj Komunen e Mitrovices me reagu sa me shpejt”, ka shkruar në Facebook Kushtrim Hoti, raporton Veriu.info.

Ndryshe, ish hoteli ‘Adriatik’ është privatizuar nga një person privat prej më shumë se dhjetë vitesh, por asnjëherë nuk është kthyer në funksionin që ka pasur, përveç disa lokaleve në katin e tij të parë që i janë lëshuar me qira./Veriu.info/